E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Ja pse nuk e vendosa taksën në Rrugën e Kombit, asgjë s’kam të fshehtë!
Sot

Berisha: Ja pse nuk e vendosa taksën në Rrugën e Kombit, asgjë s’kam të fshehtë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer para Kuvendit se pse ai nuk e vendosi taksën në Rrugën e Kombit, duke nisur që nga fillimi, që nga koha kur ai e pa studimin sëbashku me ish-ministrin Sokol Olldashi.

“Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë në protestë, – tha Berisha nga foltorja e Kuvendit. – Është e vërtetë që në vitin 2012, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Asgjë të fshehtë nuk ka këtu. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve?! Absolutisht jo! Sado fonde të sillni në këtë Kuvend unë do t’i votoj, se është jetike, por të caktosh 5 milionë USD për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton këtu dhe s’ke përgjegjësinë minimale.

Kthehemi tek taksa.

Doli vlera, ishte e papranueshme. Atëherë u vendos jo ta mirëmbajë Drejtoria e Rrugëve, kurrë. Unë jam dhe kam qënë që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private që kanë fuqi shumë herë më të madhe se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Nuk kam pasur ndonjëhërë ndër mend ta shndërroj Drejtorinë e Rrugëve…Edhe atë e reformuam. Dhe ne do të bënim autosorcin njelloj si u bë, por cili ishte dallimi?!

Do t’i jepnim koncensionairit siç i jepni ju ndrikull Nushit, siç i ndani ju me ndrikull Nushin apo me atë muratorin e instrumentave, ne do të jepnim para për të mirëmbajtur rrugët me radhë! Ky ishte drejtimi i politikës sonë.

Ata që duan të fshihen pas shpatullave të mia – se burri s’e bën atë kurrë – i pyes: Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora orientim se ku rrihte taksa e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata. Po të ishte dhënë, do të ishte bërë. Nuk tërhiqem unë nga vendimet e mia, por u pa që nuk duhej bërë, duhej kaluar në variantin tjetër.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.