E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha jep alarmin:Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!
Sot

Berisha jep alarmin:Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!

Sot Edi Rama në emër të Shqipërisë i fal Greqisë detin, por jo vetëm kaq. Shqipëria i fal edhe nderin, pasi heq nga historia emrin e Çamërisë dhe çam.

Marrëveshja do të shkruhet sot në Londër nga Rama dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke denoncuar këtë marrëveshje copëtimi të pasurisë shqiptare, shkruan se me këtë marrëveshje, Shqipëria i fal Greqisë një sipërfaqe prej 1200 kilometra katrorësh det.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dite e zezë në historinë e kombit shqiptar!

Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!

Miq, sot në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos:

– Copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë copëtim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë,

– Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

– Triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut.

Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘Çamëri’ dhe, si njeri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire.

Miq, kjo dite e zezë fton shqiptaret t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtareve të kombit shqiptar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.