Berisha me mesazh “mëngjesi” për Ramën: Shiko dështak, ktheve kohërat migjeniane!
Ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur edhe këtë të hënë qytetarët nëpërmjet rrjetit social facebook, por ndryshe nga herët e tjera, ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që kësaj here ka përshëndetur vetë Ramën me një video.
Berisha ka postuar në rrjetin e tij social disa pamje që tregojnë sesi bëjnë mësim fëmijët e një shkolle fillore në Skrapar. Sipas pamjeve që flasin qartë, fëmijët nuk kanë as banka e karrige, por mësojnë në ambient të hapur.
“Miremengjes o piktor deshtak dhe ndrikull Injoranca, qe kthyet koherat migjeniane ne arsimin e Shqiperise!
Miq, keto jane kushtet ne Shkollen “Ferit Bergu” per lulet e vegjel ne Vendereshen e 3-te te Skraparit! Sb”-shkruan Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



