E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ngre  strategji për këshillat bashkiakë
Politikë

Berisha ngre strategji për këshillat bashkiakë

Tre deputetë të PD hedhin firmën për një koalicion tjetër opozitar në zgjedhjet e 14 majit

Aleanca Liberale e Djathtë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit.

Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.

Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Sigla e koalicionit do të jetë ALD.

Këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marre firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.

Ndërkohë, listat e këtyre partive për këshilltarët bashkiake mund të përdoren nga Partia Demokratike për të futur kandidatët potencialë fitues, të cilët kanë mbetur jashtë nga lista kryesore e koalicionit opozitar, për shkak se ajo liste do të ketë në përbërjen e saj kandidatë nga grupimi i Berishës si dhe përfaqësues të Metës, Dules dhe Ndokës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.