Berisha nxjerr videon: Këta qeveritarë ju mashtrojnë në çdo fjalë, ndaj protestoni me 7 korrik
Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë sërish në vëmendje protestën e 7 korrikut.
Ai ka shpërndarë një foto dhe video në rrjetet sociale këtë të shtunë, ku iu kujton shqiptarëve se po afron protesta.
“Protesta po vjen!
Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb”, shkruan Berisha.

Edhe dje në konferencën për shtyp në Tiranë, Berisha nënvizoi:
“Le t’i japim me datën 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit. Të dëshmojmë bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor. Të dëshmojmë se për shqiptarët, anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta.”
Po ashtu, revolta do ta shprehet jo vetëm kundër Ballkanit të Hapur, por edhe ndaj krizës së rëndë ekonomike në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



