E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha pa vulë,  mblidhet Kryesia e Berishës
Politikë

Berisha pa vulë, mblidhet Kryesia e Berishës

A ka ish-kryeministri një plan B për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit?

Një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë e tij, për të vijuar me skenarët që do të ndjekë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Duke qenë se Apeli vendosi që t’ia lërë vulën në dorë Enkelejd Alibeajt,

Kryesia e PD-së,  do të diskutojë mbi opsionet se si do të regjistrohet në këto zgjedhje. Ndërkohë që afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ është 6 marsi. Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Apelit zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke kthyer çështjen e vulës së PD për rigjykim në Shkallën e Parë.

Vendimi i Zhukrit njihte si legjitim Kuvendin e Sali Berishës, atë të 11 dhjetorit 2021. Duke marrë shkas nga këto zhvillime të fundit, kandidatët e Berishës, të dalë nga Primaret, nuk do të mund të hyjnë në zgjedhje, nën siglën e PD-së. Ndërkohë, nesër Berisha do të mbledhë Këshillin e tij Kombëtar, ku padyshim që kryefjalë e diskutimit është kjo çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.