E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: PD ndahet nga dyshja Basha–Alibeaj, dalim më dinjitoz nga kjo betejë
Politikë

Berisha: PD ndahet nga dyshja Basha–Alibeaj, dalim më dinjitoz nga kjo betejë

Kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Partia Demokratike është ndarë përfundimisht nga dyshja Basha–Alibeaj, të cilët sipas tij po bëjnë lojën e Edi Ramës për të dëmtuar forcmën më të madhe opozitare në vend. Në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi lidhjet e Bashës dhe Alibeajt me Ramën, si dhe u shpreh se kjo ndarje e bën PD më të fortë.

Për skandalin me MCGonigal, Berisha i bëri thirrje institucioneve në SHBA që të hetojnë rolin e Yuri Kim dhe Donald Lu.

Berisha akuzoi Arben Ahmetajn se është pjesë e aferës së inceneratorëve, si dhe komentoi raportimet për udhëtimin e ish ministrit të financave drejt Britanisë së Madhe.

Sa i takon listave për këshillat Bashkiak, Berisha bëri me dije se ajo do të miratohet nga kryesia e PDSH-së dhe do të dorëzohet brenda afateve të caktuara nga KQZ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.