E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për biznesmenin e arrestuar Amant Josifi : Është biznesmen pushteti, e mbulon Olsi Rama
Politikë

Berisha për biznesmenin e arrestuar Amant Josifi : Është biznesmen pushteti, e mbulon Olsi Rama

U vu në pranga për mashtrimin 2.4 miliardë euro me Call Center-at

Mediat spanjolle kanë raportuar dje për operacionin ndërkombëtar të mashtrimit të 200 mijë europianëve me kriptomonedhat që çoi në një aksion gjithashtu në Shqipëri me arrestime.

Sipas spanjolles “El Pais”, e cila sjell dhe rrëfime të viktimave, “autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjen shqiptare, burimi kryesor i thirrjeve të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik. Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes”.

Sipas burimeve policore, kriminelët kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë (2.4 miliardë euro) nga qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Shtetasi që El Pais i referohet si Amant J, sipas kreut të PD Sali Berisha është biznesmeni Amant Josifi, i cili sipas tij është i mbrojtur nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Këtu kam denoncuar vjedhjet që po bëhen me bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve të BE-së, sepse rrjeti i ‘call center’-ave i identifikuar tani të një biznesmeni që quhet Amant Josifi, biznesmen pushteti ai që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur qytetarëve evropian 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar, blini Bitcoin dhe vendoseni në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 30% më shumë dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë, konvertohet në lekë ose depozitohet në Emiratet e Bashkuara. Ky është një nga mekanizmat që Rama do t’ia kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri. Alabbar është i pasur, por Rama në këtë mënyre do bëhet më i pasur se Alabbar”, theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.