Berisha: Po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën
Kreu i opozitës, Sali Berisha, paralajmëroi sot se pas shpërthimit të skandalit Rama-McGonigal, po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën.
:Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka, – bëri të ditur Berisha për mediat. –
Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk. E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr dhe ky shtetas turk thuhet se ia paska dhënë Agron Nezës, për t’ia dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte “do vijnë, do vijnë”, sepse i priste nga Duçka ato para.
Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm,” nënvizoi kreu i PD.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar një tjetër dimension të aferës McGonigal.
Në dimensionin tjetër, sipas tij, dalin të tjerë emra në skenë.
“Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një SMS dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.
Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë.
Ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA-së.
Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës.
“E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.
Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren.
A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve”, është shprehur Berisha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



