E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha prezanton kandidatin e LSI-PDK në Durrës dhe zbulon prapaskenat: Dyert ishin të hapura edhe për Luan Hotin e PD
Politikë

Berisha prezanton kandidatin e LSI-PDK në Durrës dhe zbulon prapaskenat: Dyert ishin të hapura edhe për Luan Hotin e PD

Berisha deklaroi se Hoti u ftua në primare, por nuk zgjodhi që të jetë kandidati i qytetarëve, por i Lulzim bravës, sic e quan Berisha, kreun e PD-së.

Ish-kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve durrsakë të votojnë për Mukën, teksa u shpreh se vota për kandidatin e Ramës është votë e humbur dhe për varfërinë.

“Dyert ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai kishte frikë. Në vend që të vinte të testohej në primare, ai zgjodhi të jetë kandidati jo i juaji, por i Lulzim “bravës”.

Ju ftoj ju, të gjithë banorët e rrethit të Durrësit, në 6 mars cdo votë për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit, Vangjush Dakos është vota më e humbur, është votë drejt të shkuarës është votë për varfëri.

Asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë, kurse vota për kandidatin e Lul bravës është fiks votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij.

Asnjë dyshim, sepse ai e din dhe Basha e din se çfarë diskreditimi ekstrem ka pësuar ai, ne historinë politike të Evropës. Nuk gjen një ish-kryetar partie që të ketë pritur me gaz helmues anëtarët e partisë së tij, të cilët 3 muaj më parë e kishin votuar.

Nuk duhet të harroni, vota për Lul Bravën është njëlloj sikur ta hedhësh në një pus të zi, sepse ai është vetëm humbës. Nëse ka njeri në skenën politike të Shqipërisë që këto 30 vite hyri dhe po del si humbës, ky e ka emrin Lulzim brava”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.