Berisha: Rama ka ngel në adoleshencën e droguar, vetëm shkarravit
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka thënë dy fjalë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me prishjen e teatrit. Ai akuzoi si përherë Edi Ramën për çështjen e teatrit, ndërsa e cilësoi këtë si një akt të shëmtuar kombëtar nga mafia qeveritare.
Berisha tha:
Sot po konsumohet një krim i shëmtuar kombëtar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme jashtë çdo kodi, rregulli dhe morali, në momentin kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019, në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, Teatrit Kombëtar.
Ai sulmoi personalisht Ramën, kur e cilësoi si njëri që ka ngelur në adoleshencë, si një i droguar që do vetëm të shkarravisë.
Ish-Kryeministri shtoi:
Rama është një njeri i cili udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje të arrirë në artin dhe kulturën shqiptare, pasi vet ka ngelur në stadin e adoleshencës së tij të droguar, ku shkarravit gjithë jetën një sukses të vetëm”.
Për Berishën, kjo që ndodh sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presin çfarë do të bëjë ky parlament. Sipas tij, kjo që ndodh në teatër është vetëm vjedhje me abuzim total me çdo lloj pushteti dhe morali.
Ai përfundoi duke thënë se fatin e teatrit e përcaktojnë vetëm artistët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



