E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha rikthehet në selinë e PD
Uncategorized

Berisha rikthehet në selinë e PD

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje të deputetëve të PD në orën 13:30.

Sipas një njoftimi të mëparshëm drejtuar strukturave të PD, pritet që në të njëjtin orar lideri demokrat Sali Berisha të mbërrijë në selinë blu ku do të pritet nga mbështetësit e tij.

Kryetari i PD, Berisha u lirua ditën e sotme nga arresti shtëpiak pas një vendimi të GJKKO, ndërsa duket se kryedemokrati do t’i rikthehet menjëherë drejtimit të PD pas fitimit të lirisë.

Vetë Berisha ende nuk ka reaguar pas vendimit për lirimin e tij, ndërsa pritet që të dalë nga banesa e tij në orët në vijim.

Ish-kryeministri u vendos nën arrest shtëpiak në 30 dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.