Berisha ?! Ristart, jo rikthim!
Ylli Manjani
Lëvizjen e Sali Berishës për demokraci brenda PD e shoh si RISTART jo si rikthim të tij. Të paktën mua do më pëlqente të ishte kështu.
Teknikisht Berisha nuk po rikthehet sepse ai ishte dhe është në PD. Por në krye të kësaj lëvizje po i bën një shërbim të madh kësaj partie që të rindizet. PD po rrokulliset me motorrë të fikur. Ndaj duhet ndezur motorri që të frenojë disi rrokullisjen e ndoshta të fillojë disi ngjitjen.
Nuk është motorr i dëmtuar por thjesht i vjedhin naftën, ndaj dhe nuk ndizet.
Berisha po e rindez dhe kjo është gjë e mirë.
Rindezja e PD mund të shërbente shumë për RISTARTIN e demokracisë në vend. Se motorrfikurit, jo vetëm të PD, e kanë dëmtuar rëndë demokracinë, zgjedhjet, fjalën, lirinë, ekonominë, shoqërinë e shtetin.
Sigurisht nuk pres që Berisha ti rindezë të gjitha këto, por një PD demokratike mund të ndihmonte shumë.
E kuptoj ngarkesën që njerëzit kanë me emrin dhe figurën e Tij dhe kanë të drejtë, por kjo lëvizje e tij bën veç mirë.
A ka Berisha një axhendë personale? Ndoshta ka. Por personalja e një 77 vjeçari është shumë më e gëlltitshme sesa ego e një 47 apo 57 vjeçari që sngopet me sundim antidemokratik.
Megjithatë, uroj të jetë RISTART jo rikthim.
Shoqëria ka nevojë për RISTART demokratik, politik, ekonomik e institucional.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



