E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Superskandali, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit, merr për vete 90%
Politikë

Berisha: Superskandali, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit, merr për vete 90%

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference për mediat nga selia blu, është shprehur se, Edi Rama po merr për vete 90% të fitimeve të ndërtimit në Portin e Durrësit.

Berisha tha, se Rama po u lë shqiptarëve vetëm 10% të fitimeve.

‘Ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh kompaninë, pasi kompania është offshore dhe kjo ështe e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin prona të tilla të shqiptarëve. Kjo bëhet që Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafias botërore.

Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual.

Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit.

Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.