E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha  thirrje gjykatës:  T’i bllokohet pasaporta Ilir Beqes, se Rama po e përcjell si Ahmetajn
Politikë

Berisha thirrje gjykatës: T’i bllokohet pasaporta Ilir Beqes, se Rama po e përcjell si Ahmetajn

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, t’i bllokojnë pasaportën ish-ministrit Ilir Beqaj,i vënë nën hetim nga SPAK për koncesionet në Shëndetësi, pasi ai mund të gjejë si rrugëzgjidhje për të shpëtuar, arratisjen nga vendi,  të njëjtën që gjeti ish-Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj.

Berisha ka publikuar dëshmi se kompanisë së Ilir Beqajt po i paguhen këto ditë hetimesh me nxitim të madh nga institucione shtetërore, shumë të mëdha gati 500 milionë lekë për tri ditë, transaksione që ngrenë dyshime të forta.

Ndaj  Berisha ka paralajmëruar: “Rama po e përcjell Beqajn tek Ahmetaj. I bëj thirrje gjykatës t’i bllokojë pasaportën. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”.

“Përshëndetje Doktor!

Kompania e Ilir Beqajt, INTECH plus shpk, nga 2015 deri 2023 ka fituar 10 miliardë lekë.  Ndërkohë këto ditë,  AKSHI është në alarm për Ilir Beqjan, sepse nga data 7 gusht deri 10 gusht është përqendruar vetëm të paguajë Intech plus, pra kompaninë e Beqajt. 

Në këto data kreu 20 transaksione me vlere totale 469 milionë lekë për 3 ditë rresht. 

Me sa duket Beqja do t’ia mbathë. Detajet i gjeni në infon bashkëlidhur.”

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.