Berisha tregon nëse Argita mund të drejtojë PD: Unë nuk do t’ia hap dyert, procesi do jetë si për të gjithë të tjerët!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK, duke e cilësuar si një organizatë kriminale.
I ftuar në ‘Opinion’, pyetjes se çfarë do të bënte nëse do të behej kryeministër, Berisha tha se do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi.
Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.
Pyetje: Nëse bëhëni kryeministri cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj SPAK?
Berisha: Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besushmë nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite. Ka një prokrurosi po aq politike saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. ai qe e dekori Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballeshe me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët.
Pyetje: A do jeni ju kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?
Berisha: Në kuadrin e proceseve të reja që ka ndërmarrë të rithemelimit të PD, unë kam dal me premtimin se në rast të fitores së zgjedhjeve do të ketë një votë për kryeministrin. Izraeli është një vend që në zgjedhjet e përgjithshme që voton për partine dhe kryeministrin. Unë ka zgjedhur për të votuar për partinë, por pas zgjedhjeve do të bëhet një garë. Nuk është përgjegjësia ime kurajo e të tjerëve, secili bën llogaritë e veta. Në respekt të qytetarëve. Ka prej tyre që Berisha ka një performancë sikur të ishte 50 vjeç ka të tjerë që thonë se është 80 vjeç. Unë 80 vjeç jam nuk e mohoj. Ky është një rikthim, nuk është një proces i zakonshëm.
Pyetje: Thonë që Berisha nuk do që të bëhet kryeministër?
Berisha: Shohin ëndërr me sy hapur.
Ish-kryeministri zbuloi një bisedë me Lulzim Bashën, i cili i kishte kërkuar që të bënte fushatë në Shkodër, por tha se e kishte refuzuar.
“Në 2021, pasi bëra një fushatë 1 vjetore për të bindur shqiptarët që të votojnë për Bashën, unë i kam thënë: Unë nuk do të kandidoja, por meqë influenca ime në PD del e lartë, moskandidimi mund të na dëmtojë. Në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi që të shkoj në Shkodër. Unë them që kam qenë i vendosur, më propozoi të shkoj në Shkodër. I them jo, sepse e ndaj fushatën. Mediat për të të injoruar ty do merren me mua, por unë jam i interesuar të fitojë PD dhe jo Berisha. Nuk gjen 15 minuta fushatë të Berishës në zgjedhjet e 2021.
Ka ardhur Filip Riker dhe kërkon këtë këtë. I thashë, thuaj që listën nuk mund ta bëjë askush tjetër përveçse shqiptarët. Ky del, pret datën 9 shtator dhe njofton se nën presionin e madh të ambasadores etj…. I them që ke marrë një vendim të papazë, por pavarësisht i thashë mblidh Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e partisë. Mu përgjigj në telefon dhe më tha unë nuk bëj mbledhje antiamerikane”, tregoi Berisha në emisionin “Opinion”.
Sali Berisha tha se vajza e tij nuk i ka shprehur ndonjë dëshirë, duke thënë se ajo vetë ka zgjidhur të vazhdojë jetën e saj.
“Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, që studente ka qenë në politike. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendimet vetë. Nëse vajza ime vendos të hyjë në politike kjo nuk do të ndodhë se unë do t’ja hap dyert, do ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë. Por unë nuk e ndaloj. Me mua nuk ka shprehur dëshirë. Ajo është aktive në politike, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj”, tha Berisha në Opinion.
I pyetur nëse e shikon Argitën si drejtuese të mirë të PD, Sali Berisha u përgjigj: “Duhet provuar, por a ka ajo formimin politik? Po e ka.
Më tej Berisha e konsideroi normale faktin që ajo mund të kishte mbajtur një qëndrim të kundërt nga ai: “Ajo nuk është distancuar nga qëndrimet e të atit. Mund të ishte distancuar. Është normale”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


