E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zbulon paktin e fshehtë të Londrës mes Ramës e Cipras: Ja çfarë i falet Greqisë
Sot

Berisha zbulon paktin e fshehtë të Londrës mes Ramës e Cipras: Ja çfarë i falet Greqisë

“U bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras – Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare!”. Keshtu shkruan sot ish-kryeministri Berisha, duke akuzuar Ramen se me paktin me Greqine po u fal fqinjeve  1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi.

Berisha

Postimi i Berishes 

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dyte!

Te dashur miq, Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptimit te ri te trojeve shqiptare ne Londer! Ne kete marreveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi. Per te kuptuar se çfare permban marreveshja e Londres mjafton te lexoni deklaraten e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dyte ne Londer, ne te cilen ai haptas flet per arritjen e “nje
zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se per çdo shqiptar qe e ndjen veten te tille keto fjale nuk kane nevoje per asnje koment.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marreveshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (zonen e naftes dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit te dyte per karrigen e tij te trojeve shqiptare, ankohet ne Bruksel se shqiptaret po e quajne tradhetar.

Me kete rast u bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras – Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare! sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.