E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bes Kallaku zbulon sekretin e Xhensilës
Uncategorized

Bes Kallaku zbulon sekretin e Xhensilës

Edhe pse ai është i bindur se nuk ka ndryshuar asgjë, madje këmbëngul se është po i njejti si para martese, Bes Kallaku tani vjen ndryshe. Të paktën këtë zbuluan moderatorët e emisionit Wake Up, në bisedën e parë të “Gjinit” pas hapit të madh të jetës.

“Nuk ka ndryshuar asgjë. Normal e kam vënë Xhensilën të gatuajë dhe sa vij nga palestra në mëngjesin e preferuar, djathë, domate dhe vezë të skuqura”, u shpreh Besi.

“Në fakt dua të them një sekret të Xhensilës: ajo nuk i ka më qejf koncertet dhe muzikën, më ka thënë që është gati për një fëmijë – tha Besi – që vijoi më pas me batutat e tij – Po punojmë, pastaj janë punët e Zotit. Por edhe ne po punojmë” deklaroi Besi.

Aktualisht Besi është duke administruar bizneset e tij në kryeqytet, ndërsa zbulon se është duke përzgjedhur skuadrën me të cilën ai vitin e ardhshëm do të realizojë një program televiziv.

Por zemra e tij mbetet e lidhur fort me një njeri dhe ajo është gjyshja e tij: “Ija është njeriu më i shtrenjtë për mua. Po të shikoni dhe fotot te mua ajo ulet përpara në makinë dhe Xhensila mbrapa, kuptohet që rregullat i kam vendosur unë, por dhe Xhensila. Kam vendosur që dhe Ijen ta marr në koncertet e mia”, u shpreh në Wake Up, Bes Kallaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.