E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besi zbulon planet për fëmijë: Xhensila është gati për familje
Uncategorized

Besi zbulon planet për fëmijë: Xhensila është gati për familje

Dasma e tyre e shumëpërfolur  nuk vuri në qendër të vëmëndjes vetëm ceremoninë që zgjati tre ditë, por edhe një detaj tjetër.

Shumë menduan se Xhensila ishte shtatzënë dhe këtë e faktonin me barkun e fryrë që dukej sipër  fustanit. Megjithatë as ajo vetë as Besi nuk e konfrimuan diçka të tillë.

Por sot teksa ka qenë i ftuar në “Wake Up”, aktori Bes Kallaku ka folur edhe rreth martesës dhe ka zbuluar se ai dhe këngëtarja janë më gati se kurrë për të krijuar familjen dhe planet janë shumë të afërta. Duke pohuar se ka ardhur koha për një fëmijë, ai tha:  “Kur ta sjellë Zoti, por në punë jemi. E duam vërtetë një fëmijë.”

Madje zbuloi edhe se Xhensila po e mendon shumë së fundmi mëmësinë. “Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje”, tha aktori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.