Besnik J. Aliaj jep dorëheqjen nga funksioni i tij në PD
Një prej koordinatorëve në PD, emër i njohur jo vetëm për anëtarësisë por edhe për opinionin, Besnik Aliaj, i njohur ndryshe si “arkitekti” i ekipit të Bashës ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij në PD.
Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka komunikuar vendimin e tij, pa dhënë arsyen konkrete se përse. Gjithsesi të gjitha këto zhvillime të vrullshme duket se kanë të bëjnë me lëvizjet e fundit Brenda PD-së për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike.
“Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave të territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit ku u përpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga çdo “funksion” imi në PD dhe ja lë radhën të tjerëve më të zotë që të kontribuojnë.
Do vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD si anëtar i thjeshtë. Gjithë të mirat për ju. Respekt për zgjedhjen tuaj si për ata që më kanë mbështetur dhe simpatizuar, edhe për ata që më kanë keqkuptuar ose sulmuar. Në çdo rast kjo botë ka vend për të gjithë!”, shkruan Aliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



