E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besnik Mustafaj flet për krizën politike, thirrje ndërkombëtarëve: Opozita ka të drejtë
Politikë

Besnik Mustafaj flet për krizën politike, thirrje ndërkombëtarëve: Opozita ka të drejtë

Analisti dhe opinionisti i njohur, Besnik Mustafaj ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ndërsa  komentoi për veprimet e Presidentit, Ilir Meta në lidhje me kthimin e dekreteve për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, këto veprime të kreut të shtetit janë shumë pozitive duke marrë në konsideratë edhe faktin që opozita tashmë është jashtë parlamentit dhe nuk ka aftësi penguese për to në komisionet përkatëse.

Për analistin Besnik Mustafaj, kushtet e opozitës të diktuara për qeverinë e kryeministrit Edi Rama për krijimin e qeverisë tranzitore dhe dënimin e politikanëve të përfshirë ne blerje votash,  janë të drejta dhe duhen konsideruar si shtylla kryesore, që do të shtrojnë më pas  “trasenë” për tejkalimin e ngërçit politik. Në fund ai ftoi komunitetin ndërkombëtar që të jetë më i qartë dhe të lexojë me seriozitet zhvillimet që po kalon vendi, sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Presidenti  Ilir Meta është shumë aktiv, sepse mungon opozita në parlament. Presidenti me kthim ligji është brenda rregullave. Bashkohem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se : zgjedhjet janë zgjidhja dhe opozita duhet të bashkohet drejt rrugës për të rrëzuar regjimin e instaluar nga kryeministri.Nuk mund të këtë zgjedhje, pa krijimin e një qeverie kujdestare dhe në kushtet kur ata: që të gjithë personalitet në PS, ministra dhe zyrtarë, që kanë dalë në përgjime nuk kanë shkuar para drejtësisë. Dy kushtet e opozitës janë të drejta. Qeveria nuk i lexon zemërimet e qytetarëve. Në kushtet kur të dyja palët janë një luftë llogoresh, por jo luftë dinamike, unë nuk pres që të ndodh ndonjë gjë e madhe . Unë pres që opinion ndërkombëtar duhet të jetë më i qartë mbi atë që po ndodh në Shqipëri”-tha ai. /Balkanweb/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.