Betejë për “jetë a vdekje” ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes
Partia e Isa Mustafës dhe ajo e Albin Kurtit po vazhdojnë të shtyhen për vend të dytë. Kështu, në 70 për qind e votave të numëruara nga organizatat të shoqërisë civile e kanë nxjerrë VV-në të dytën, derisa PDK-në të parën. LDK-ja mbetet në vend të tretë.
Albin Kurti e Isa Mustafa për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë po shtyhen se kush do të zërë vendin e dytë.
Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr prej Visar Ymerit por që kandidoi Albin Kurtin për kryeministër në 70 për qind të votave të numëruara është renditur e dytë. E para, sigurt, vazhdon të jetë koalicioni PAN me kryeministër Ramush Haradinaj.
Partia e udhëhequr prej Isa Mustafës me kandidat për kryeministër Avdullah Hoti është renditur e treta në rezultatet e deritashme të numëruara.
Saktësisht, PAN në 70 për qind të votave të numëruara ka 34,2 për qind, VV 26,3 qind derisa LDK 25,8 për qind.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


