E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bindja Demokratike thikë pas shpine për PD? Flet Patozi: Zoti e ndihmoftë, unë nuk jam si ata, por…
Politikë

Bindja Demokratike thikë pas shpine për PD? Flet Patozi: Zoti e ndihmoftë, unë nuk jam si ata, por…

Koordinatori i partisë së re, Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë see projekti i ri politik nuk është hakmarrje ndaj PD-së.

I ftuar në emisionin “Opinion”, me Blendi Fefziun, Patozi u shpreh se ndjenë keqardhje për shtëpinë  e tij të dikurshme, por shton se ai nuk është si ata.

 

“Jo, nuk mund të jetë. Kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Unë kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. Zoti e ndihmoftë. Unë nuk jam si ata, por i respektoj ata”, ka thënë Patozi.

Lidhur me pakënaqësitë e shprehura publikisht ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Patozi deklaroi se ai e përzuri nga shtëpia e përbashkët politike, megjithatë shprehet i hapur për të dialoguar me të.

“Ai më ka dëbuar mua nga shtëpia politike. Erdhi, më gjeti, më vrau, më dëboi. Megjithatë, jam i gatshëm të bisedoj me Lulzim Bashën për kauzën tonë. Nëse Lulzim Basha është me kauzën tonë, ne jemi dakord”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.