E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Biri i dytë politik i Sali Berishës’/ Ish-kryeministri: Përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Patozit
Politikë

‘Biri i dytë politik i Sali Berishës’/ Ish-kryeministri: Përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Patozit

Gjatë fjalës së tij nlë foltoren e parlamentit, kryeministri Edi Rama do e quante Astrit Patozin si “birin e dytë politik të Sali Berishës”.

Por nuk ka munguar as përgjigja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë intervistës për “360 Gradë”, ironizoi duke thënë: “Berisha urdhëroi anëtarët e KQZ ta regjistrojnë në kundërshtim me ligjin?!”

Për Sali Berishën kjo ishte përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Astrit Patozit.

Pjesë nga debati:

Berisha: I thotë atij të ka fut Saliu.

Zheji: Je djali i dytë i Saliut, një në PD, një në BD.

Berisha: Saliu ja urdhëroi atij anëtarët e KQZ për ta regjistruar në kundërshtim me ligjin.Nuk e di çfarë flet. Ti e njeh më mirë se unë. Nuk mund t’ja marrësh për bazë fjalët një njeriu që në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra . Përveç kësaj është i njohur si përdorues droge.

Zheji: Është Astrit Patozi djali juaj politik i dyti? Po, jo?

Berisha: Kjo është përqeshja më e madhe që Edi Rama i ka bërë Astrit Patozit.

Dyrnjaja: Ju thoni se Ramës po i bien dhëmbët një nga një. Cila është era e re politike?

Berisha: Ajo që do të bëjë ndryshimin esencial është shteti ligjor. Sot pas 6 vitesh në pushtet koha është të bëhen krahasimet. Nëse marrim në çdo aspekt. Po marr investimet e huaja.Zero kompani të mëdha në 6 vite, kompanitë më të gjigante të botës para tyre. Askush nuk të vjen pa shtetin ligjor, ashtu si ishte, nuk them se ishte i përsosur. Kemi dorëzuar pushtetin me 5200 të burgosur.Investimet janë thelbësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.