E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesi i piste i perjashtimeve
Sot

Biznesi i piste i perjashtimeve

Klodian Tomorri

Qeveria ka cmendur. Dite per dite i heq nga nje tulle sistemit fiskal.

Nje dite heq taksat e hoteleve per te nxitur turizmin. Nuk kalon nje jave nxjerr pykez tjeter. Do heq taksat e agriturizmit per te nxitur ekonomine rurale- thote.

Gjithmone mund te gjesh nje argument per te hequr taksat. Edhe per bordellot madje ka argument. Sepse lufton stresin e popullates.

Me llogjiken qe perdor qeveria i bie te bejme nje ligj, te legalizojme shitjen e seksit dhe ta perjashtojme nga taksat, qe te clirojme popullsine nga hormonet. Cmenduri komplet.

Por perjashtimet fiskale jane politike e ndyre ne te gjitha drejtimet. Ato jane te padrejta, korruptive dhe asnje here nuk kane efekt pozitiv ne ekonomi. E vetmja gje qe bejne eshte se favorizojne nje grusht njerezish ne kurriz te gjithe te tjereve dhe minojne sistemin tatimor.

Ne sot humbasim mbi 1.5 per qind e Prodhimit Kombetar nga perjashtimet tatimore. Gati 20 miliarde leke taksa ne vit falim. Me keto ritme shume shpejt do i cojne 3 per qind e PBB-se.

Pastaj del kryeministri dhe pa ju dridhur buza thote s’kam leke te blej ilacet per te semuret me tumor. Normal qe s’do kesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.