Biznesmeni i njohur: Në Londër mund të gjesh gjithçka, përveç produkteve nga Shqipëria
Biznesmeni i i njohur si Altini i “Erës” Altin Bamllari në një
postim në rrjetin social FB është befasuar në Londër më
poshtë ai shkruan : Serbja punon me një boshnjak dhe reklamon Kosovën!

Ballkan Pazar
Në Londër mund të gjesh gjithçka, përveç produkteve nga Shqipëria.
-Po pse s’keni ndonjë gjë nga ne? – pyeta pronarin nga Bosnjë-Hercegovina.
-S’kemi. S’e kam idenë çfarë mund të merrja nga ju.
Kemi vaj të mirë, i thashë. Kemi mjaltë, gliko, verë, raki, reçelna, pastërmara e turshi të mira. Kemi çajra e fruta mali pafund.
Një vajzë nga Serbia u afrua dhe më tregoi produktet nga Kosova: Avjar, turshira, suxhuk Prizreni, madje edhe kafe Devolli.
Serbja punon me një boshnjak dhe reklamon Kosovën! Hajde merre vesh këtë punë.
U thashë të bënim një foto, por serbja e bukur rrëshkiti me lezet nga magazina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



