E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi : BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN
Sot

Blushi : BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN

 Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, duke e cilësuar thjesht si një bashkëqeverisje mes “Rilindjes” dhe Sali Berishës.

Blushi shkruan se Rilindja pasi e mbushi qeverinë me banditë e kriminelë, po i shton asaj edhe Sali Berishën, por fatmirësisht do të qëndrojë vetëm një muaj në pushtet, pasi me 25 qershor do të rrëzohet me votë.

Statusi:

BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN

Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje.

Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën.

Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.

Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si çdo të keqe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.