E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bolino kërkon dorëheqjen e Bashës: “është gënjeshtar”!
Politikë

Bolino kërkon dorëheqjen e Bashës: “është gënjeshtar”!

Duke analizuar skadimin e afatit të regjistrimit të partive në zgjedhjet e dekretuara të 13 tetorit nga Ilir Meta, Karlo Bolinino në një editorial tek Shqiptarja.com ka vërejtur faktin se PD edhe i njeh këto zgjedhje edhe nuk merr pjesë në to. ‘Është e qartë se askush në botën reale nuk e merr seriozisht, dhe Basha këtë e di mirë, por, në rast se do të ndodhte e kundërta, nëse edhe KQZ-ja do të bëhej virtuale dhe të pranonte kërkesën e PD-së, më 13 tetor do të zhvilloheshin zgjedhje të reja vendore, siç kërkoi Lulzim Basha, por me pjesëmarrjen vetëm të LSI, PR dhe PA” ka shkruar Bolino i cili e numëron edhe këtë mes gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Bashës: “Pas njëmijë premtimesh të pambajtura dhe një deti të tërë gënjeshtrash, në të cilin ka shkrirë edhe ato pak të vërteta të treguara gjatë gjashtë viteve opozitë, besueshmëria e Lulzim Bashës tashmë ka shkuar në zero. Dhe, megjithëse duket paradoksale, kur një lider nuk është më i besueshëm, si ai, ka vetëm një rrugë për të shpetuar partinë e vet dhe ta vënë në vështirësi kundërshtarin e tij: të japë dorëheqjen” përfundon ai.

©Lapsi.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.