E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borell zbardh takimet, çfarë diskutoi me Kurtin dhe Vuçiçin
Politikë

Borell zbardh takimet, çfarë diskutoi me Kurtin dhe Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë nisur takimin për të arritur një marrëveshje që do të normalizonte marrëdhëniet mes dy shteteve.

Si ndërmjetës i tyre ka qenë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka takuar më vete liderët e dy shteteve para se Kurti e Vuçiç të uleshin në tryezën e përbashkët.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë mbajtën takime me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas dy takimeve, një reagim ka pasur nga Josef Borell. Ai deklaroi me anë të një statusi në rrjetet sociale se pret që palët të kenë “qasje konstruktive”.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, deklaroi Borrell.

Ndërkohë, kujtojmë se Kurti dhe Vuçiç janë ulur në tryezë për të gjetur një rrugë të përbashkët për të gjashtën herë, ndërsa takimi i sotëm konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit për raportet mes dy vendeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.