E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bregu flet pas Këshillit Kombëtar: Basha, LIDER I HUMBJEVE
Sot

Bregu flet pas Këshillit Kombëtar: Basha, LIDER I HUMBJEVE

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga CNA.al (CityNewsAlbania) pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar të PD, tha se Basha do të jetë lider i humbjeve.

Ndër të tjera Bregu ka theksuar se “Partia Demokratike lindi Lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar në lincim kundër kujtdo që flet i lirë.”

“S’dua të përsëris veten me asgjë që kam thënë këto vite. E kam ditë që do të vijë kjo ditë dhe e kam thënë me dhjetëra herë. PD lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar në lincim kundër kujtdo që flet i lirë.

Lindi duke dëgjuar zërin e shqiptarëve e sot përfundoi duke mbytur zërin e arsyes brenda vetes! E kam kërku mbledhjen e këshillit kombëtar në shtator të 2015 pas humbjes që ishte më e madhe se Dibra vetë.

I ringriti hijenat e portaleve e tavolinave të intrigave për sulmin e radhës.

Të gjithë në politikë duan të jenë lider të fitoreve, Luli do të jetë lider i humbjeve! Urime! Këtu e ka fitu vendin e parë!”- është shprehur ish-ministrja Bregu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.