Brekushet Edi Ramës , i sjellin fat në kollare…
Brekushet e Ramës në Fier bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe u kthyen madje edhe në një arsye sulmi për rivalët e politikës por duket se i gjithë kjo, i ka dalë për mirë kryeministrit, raporton newsbomb.al.
“Veshja nuk gënjen, ajo tregon gjithçka”, shkruhet në faqen e biznesit VIP TIE 3D referuar thënies të disainerit Yohji Yamamoto, një fashionist japonez, shumë i talentuar dhe me emër tashmë në industrinë e modës.
Në treg po hidhet linja e kollareve me figurat e kryeministrit Rama. Ja ku e shohim kryeministrin në shoqërinë e dy prej djemve të kompanisë, të buzëqeshur duke mbajtur në duar kollaret me figurina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


