E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Britania e Madhe do të dëportojë 200 kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë
Politikë

Britania e Madhe do të dëportojë 200 kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë

200 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë do të deportohen nga Britania e Madhe për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tyre me burg në burgjet shqiptare.

Mediat britanike raportojnë se ky vendim vjen pas një marrëveshjeje shumëmilionëshe të paguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtatëmbëdhjetë “të dënuar me burgim të përjetshëm ” përfshirë vrasësin e mësueses Sabina Nessa janë të parët nga 200 vrasësit dhe komandantët e bandave të drogës që do të deportohen për të vuajtur dekadat e mbetura të dënimit në burgjet shqiptare.

Koci Selamaj u dënua me burgim të përjetshëm por që iu konvertua në një dënim minimal prej 36 vitesh për rrahjen dhe mbytjen e Sabinës në një park në juglindje të Londrës.

Ai deri më tani ka vuajtur vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do të paguajë shqiptarët për ta mbajtur në burg për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Kostoja e mbajtjes së Selamajt për 34 vite të tjera në burg do të ishte 57,000 paund në vit në një burg të sigurisë së lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në total 1.9 milionë paund. Ndërkohë që në Shqipëri kjo mund të jetë deri në 10,000 £ në vit.

Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë gjithashtu lirohen deri në një vit më herët nga dënimet e tyre me burg dhe u jepen grante prej 1,500 paund nëse pranojnë të deportohen dhe të mos kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm shqiptarët e burgosur për më shumë se katër vjet do të kenë të drejtë për skemën e transferimit të burgut, e cila bazohet në një marrëveshje që hyri në fuqi majin e kaluar.

Mes të dënuarve me burgim të përjetshëm që do deportohen në Shqipëri janë edhe dy hajdutë shqiptarë që vranë një 21-vjeçar në tentativë për të vjedhur drogën, një shqiptar që vrau një çift të moshuarish dhe një tjetër që vrau një shpërndarës droge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.