E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brizida Gjikondi :  Fryn erë e hidhur në Ballkan, shumë e hidhur.
Sot

Brizida Gjikondi : Fryn erë e hidhur në Ballkan, shumë e hidhur.

Ballkani, vija ndarëse por dhe arena e përjetshme ku përplasen superfuqitë dhe interesat e tyre.
Sot “vëllezërit” dhe antishqiptarët e përjetshëm bashkuan duart, jo më kot, dhe jo pa dirigjent, ndërkohë shqiptarët largohen turra vrap nga Atdheu i tyre, dhe mediat si te shkruara dhe televizive trumpetojne dhe stimulojnë këtë tragjedi kombëtare… ikin shqiptarët nga Shqipëria…ndërkohë që erë e hidhur fryn në Ballkan… askush si ne, asnjë vënd i Ballkanit, as popujt pa shtet nuk braktisin kështu… dhe po filloi furtuna… këto troje të mjera, sdo kenë as burra, as ushtri që ti mbroj…
Ironike sot vargjet e Nolit… “duro nëno, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë..”
Të gjithë popujt e Ballkanit e ndiejnë erën e hidhur që po fryn .. nga Amerika në Kore dhe nga Rusia në Ballkan…por shqiptarët jo.. nuk ndjejnë gjë… presin nga Nato, nga Usa, nga BE..nga dreqi dhe shejtani..dhe më pas do fillojne avazin sic kane bere ndër shekuj, do qurraviten që superfuqitë nuk i mbrojtën dhe fqinjët i shqyejne….ndërkohë që shqipot tundnin zinxhir dhe shqyenin njeri tjetrin per idiotesira…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.