Brrylsat thirrje Rama’zonit: Zullap, e vetmja mundsi e nershme me i myll gojën Krastës osht ti shkosh në emision dhe ta gjunjëzosh në sy të audiencës
O Ramazon, mora vesh që paske emëru Kol Kyçin si drejtor të modh ke News24! Mir ke bo, nuk osht se ke bo keq se Kol Kyci alamet cuni osht ,i përgatit po, çun king po, me tatuazhe e mjekër te stilume bukur po, mbi tgjitha osht cun Tirone panvarsisht se po përjeto adoleshencën e vonume nmosh 46vjec.
Po nejse mo, pun për te se sna plas kollodoku fort! Ajo që mshqetso osht se sot mora vesh se paske venos me myll emisionin e Ad Krastës!!! Turp vallai, turp i modh! Mke mërzit por mbi tgjitha mke zhgënjy Po pse mër nga Ad Krasta ke fryk ti? Dy metra zullap, i armatos deri ndhom me gjith pushtetet e mundshme ke fryk nji që pesho apo spesho me gjith rroba 40kile dhe që armatim të rond ka vetëm llapën mes dhomve?
Nigjo tashi se për të tshajt nuk ma bo zemra se të du fort por do tjap nji keshill falas se ai plonci i dhjamos qe e qun këshilltar e ka menjen me rrejt gocat e Tironës në whatsup se demek e drejto ai kët ven e jo ti. E vetmja mundsi e nershme me i myll gojen Krastës osht ti shkosh ne emision dhe ta gjunjezosh ne sy te audiences se vët. Ke byth me e bo? Boje, se si orator nuk ke rivalë, karizmën nuk ta sfidon kush pervec Saliu, hije rond dhe gallataxhi je, atëhere pse mutin ke fryk nga Krasta kur ti ka dhon zoti të gjitha aftësit te përballesh?
Adi luftohet me elegance mër, me stil anglo-sakson e me filxhon çaji përpara dhe jo me xhuxh-krriça kombinati apo me llapa të tipit Nikolla-Spiropali që pijn suko pjeshke nfilxhon çaji. Të kan von servilat për posht, të kan bo si vetja tyne, ta kan heq ate burri që ke pas. Thirri menjes e ktheje mrapsht urdhrrin qe i ke dhon officerit nga Shkoza se Ad Krasta nuk preket mër zullap/ Brryli Broadway
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



