E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Budina : Kandiatët Boçi dhe Cara, të denjë për të sjellë ndryshimin, nuk u është ndotur emri!
Politikë

Budina : Kandiatët Boçi dhe Cara, të denjë për të sjellë ndryshimin, nuk u është ndotur emri!

Regjisori i njohur Edmond Budina në një intervistë ka folur për zgjedhjet e 14 Majit, ku ka komentuar dhe kandidatët e opozitës në Durrës, Igli Cara dhe Luçiano Boçi në Elbasan.

Budina tha se për Durrësin, Cara është një kandidati dhe qytetar që nuk i është ndotur emri dhe opozita për zgjedhjet e 14 majit ka paraqitur potenciale që të bëjnë të shpresosh.

Sakaq shtoi se po ashtu Boçi për Elbasanin është një kandidat me shumë dinjitet, ashtu si dhe Belind Këlliçi në Tiranë.

“Belindi ka shanse të mira në Tiranë ndonëse makineria është shumë e fuqishme. Në Durrës Igli Cara është shumë qytetar që nuk i është ndotur emri. Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia dhe Ledina Alolli më duket me shumë dinjitet. Opozita në këto zgjedhje ka paraqitur potenciale që të bëjnë të shpresosh. Dua të uroj që qytetarët do i thërrasin mendjes. Besoj, uroj me gjithë shpirt që të sjellë ndryshimin që duhet në Shqipëri”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.