E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bujar Kapexhiu: Unë çuditem me ata që e përdorin dhe rrinë në Facebook për qejf
Uncategorized

Bujar Kapexhiu: Unë çuditem me ata që e përdorin dhe rrinë në Facebook për qejf

Regjisori i njohur Bujar Kapexhiu nuk i pëlqen shumë rrjetet sociale. I ftuar në emisionin “Opinion” ku është diskutuar për rrjetet sociale dhe varësinë që kanë krijuar njerëzit ndaj tyre Kapexhiu tha se faqen e tij në rrjetet sociale nuk e administronte vetë në shumicën e kohës dhe e përdorte atë vetëm për punë, për të publikuar krijimtaritë e tij.

“Ishin dy vetë të cilët po bashkëbisedonin dhe shisnin mend me njëri tjetrin, unë punoj më pak tjetri mund të punoj më tepër. Njëri prej tyre tha, A e di ti që unë punoj 25 orë në ditë? Si është e mundur i tha tjetri 25 orë në ditë kur dita ka 24 orë. Vërtetë ka 24 por unë çohem 1 orë përpara. Pra miku im, unë çohem 1 orë përpara, pikturoj, vizatoj, shkruaj dhe të gjithë këto që kam i nxjerr, i publikoj. Unë çuditem me ata që e përdorin dhe rrinë në facebook për qejf”, u shpreh Kapexhiu.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.