E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bukuroshja shqiptare pranon lidhjen: Jam në qiellin e shtatë
Uncategorized

Bukuroshja shqiptare pranon lidhjen: Jam në qiellin e shtatë

Ajo është një nga modelet më të njohura në vendin tonë dhe së fundmi po merr pjesë gjithashtu në spektaklin “Dance with me”.

Bëhet fjalë për Kristina Bakiun e cila ka fituar kurorën në ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe e ka përfaqësuar vendin tonë në ‘Miss World 2015’.

Shpesh herë e pyetur në intervistat e saj përsa i përket jetës private, Kristina gjithmonë është treguar e rezervuar duke mohuar të ketë ndonjë gjë të re në këtë fushë. Mirëpo e ftuar në “Thumb” dje, ajo më në fund pranoi ndryshimet që kanë ndodhur në sferën e dashurisë.

Modelja tregoi se është në një lidhje duke u shprehur kështu: “Po, ma ka vjedhur zemrën. Është shqiptar! Jam shumë e lumtur, ai më plotëson. Jam në qiellin e shtatë.”

ImageImage

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.