E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Burgjet e Greqisë kasaphanë për shqiptarët!”-Berisha reagon ashpër pas vrasjes 29 vjeçarit dhe i bën thirrje KiE e OKB
Politikë

“Burgjet e Greqisë kasaphanë për shqiptarët!”-Berisha reagon ashpër pas vrasjes 29 vjeçarit dhe i bën thirrje KiE e OKB

Pas rastit më të fundit të vrasjes së një 29 vjeçari shqiptar në burgun famëkeq grek të Trikallas, ish-kryeministri Sali Berisha reagon ashpër për ngjarjen, duke theksuar se këto akte barbarie të përsëritura, shprehin frymën raciste dhe tregojnë standarde mesjetare.

sali-berisha-denoncim

 

Berisha u bën thirrje disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare për torturën, të ndërmarrin me urgjence një inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se dënimit në Greqi.

 

Reagimi i plotë i Berishës:

Burgjet e Greqise kasaphane per shqiptaret!

Miq, ne burgun famzi te Trikallos theret si ne kasaphane nje 29 vjeçar shqiptar, i dyti ky qe vritet ne kete burg ne harkun kohor 20 ditor.

Keto akte barbarie te perseritura, viktima te te cilave jane shqiptaret, shprehin frymen raciste antishqiptare si dhe standartet mesjetare qe zoterojne ne burgjet e Greqise.

Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe terrorin, vrasjet, therjet e shqiptareve si ne kasphane ne burgjet e Greqise si dhe indiferencen me te cilen e percjellin kete situate barbarie autoritetet pergjegjese te Greqise dhe Zografi bis me kliken e tij ne Tirane.

Me kete rast i bej thrrje Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit Çnjerezor, Degradues prane Keshillit te Europes, Komitetit Kunder Tortures te OKB, institucioneve te tjera nderkombetare te te drejtave te njeriut te ndermarrin me urgjence nje inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne Greqi, te njihen me frymen rraciste qe ekziston ndaj shqiptareve dhe me kushtet çnjerezore, torturat fizike dhe psiqike shtazore, mesjatare qe ushtrohen ndaj tyre ne keto burgje.

Ftoj keto institucione te konsiderojne aplikimin e neneve ndeshkuese te Konventes Nderkombetare Kunder Tortures ndaj Greqise dhe te detyrojne ate te ndryshoje me urgjence ne perputhje me zotimet dhe detyrimet e saj nderkombetare gjendjen katatstrofale te burgjeve te saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.