Burrel/Basha thirrje shqiptarëve : Ejani në protestë, merrni në dorë fatin tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ishte i pranishëm sot në një takim me banorët e Burrelit, nga ku u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit.
Sipas Bashës, Burreli, por jo vetëm është goditur rëndë nga kriza ekonomike, ku për katër vite thekson ai nuk është bërë asgjë.
“Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza ekonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë. Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin. Fati juaj është në dorën tuaj. Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt, nga gardhi matanë policëve është hajduti, ndërsa pjesa këtej është pala e vjedhur. Na ndihmoni të hapim atë derë. Të bashkohemi të gjithë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



