Bushati: Që PD të mos jetë lodra e Edi Ramës…
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, e njohur për zërin kritik ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, shprehet se zgjidhja që PD të mos jetë më lodra e Edi Ramës, duhet që demokratët të mblidhen dhe të zgjedhin një kryetar të ri.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale, Bushati shkruan se Basha u rizgjodh në krye të PD me vota të manipuluara, madje pati raste ku të njëjtët persona kanë votuar 3-4 herë.
Bushati shkon dhe më tej, ndërsa thotë se ka propozuar dërgimin e çështjes në Gjykatë, por sipas saj zëra brenda PD i janë përgjigjur se “Rama do të ndërhynte pranë gjyqtarit që të humbnim gjyqin”.
Postimi i plotë:
Që Partia Demokratike të mos jetë lodra e Edi Ramës…
Pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit, vendimi për “ngrirjen” dhe për rizgjedhjen si kryetar i Lulzim Bashës, shumë prej nesh i çuditi jo pak…
I riu i arsimuar në Perëndim, po na shfaqej më shumë sesa lindor…
Gjatë takimeve të grupit të anëtarëve të kryesisë e këshillit kombëtar që kishin kërkuar dorëheqjen e tij, me instiktin e avokatit, propozova që procesin e rizgjedhjes së kryetarit ta çonim në gjykatë…
Statuti ishte shkelur, gara ishte farsë…
Me një gjykatë të paanshme mund të arrinim dhe pezullimin e procesit…
Me administrim procesverbalesh, rezultatesh, materialesh filmike ku votohej 3-4 herë, me siguri procesi do të vazhdonte dhe sot…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



