E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati: Rama i është nënshtruar urdhërave të Erdogan, ndan llokma të Shqipërisë!
Politikë

Bushati: Rama i është nënshtruar urdhërave të Erdogan, ndan llokma të Shqipërisë!

Andi Bushati ka folur për përurimin e Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti Erdogan dhe Edi Rama, ku u përjashtua drejtuesi i KMSH dhe xhamia i’u la një fondacion për t’u administruar. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Rama iu nënshtrua urdhërave të Erdogan dhe se ndan “llokma” të Shqipërisë për pushtetin e tij personal.

Bushati: Mua më shqetëson më shumë kur Erdogan flet në emër të qeverisë time, thotë ramë dakord të luftojmë gylenistët, aty nuk pamë ndonjë marrëveshje, ndërkohë Presidenti i një vendi tjetër, flet edhe në emër të qeverisë time, këtu nuk marrim vesh se ku jemi.

Sa i përket xhamisë, më vrau sytë dhe veshin një gjë, pashë aty besimtarët që kontrolloheshin nga badigardë turq dhe kalonin nëpër skanerë turq, sikur kishin ngritur kampin e Lezhës në Tiranë dhe kishin dhënë një llokmë sovranineti, organizonte gjithçka Erdogan dhe Turqia. 

Pastaj, është e tmerrshme po ta mendosh, ç’punë ka së pari shteti shqiptar të hyjë në çështjet e fesë, kryetarin e KMSH nuk e dua, por të Tiranës e dua… Dhe e dyta, pse shteti shqiptar shkel parimin e laicitetit, nën presionin e një shteti tjetër që është Turqia? E dimë shumë mirë që Ramës ia ka vënë lakun në fyt Turqia. E mbajmë mend deklaratën e Erdoganit në Parlament shqiptar, që i tha po nuk luftove gylenistët marrëdhënia jonë nuk do të jetë si deri tani.

Rama i ka pranuar kërkesat e tij, pra një njeri i gjithëpushtetshëm i është nënshtruar urdhrave të një Presidenti të një shteti tjetër.

Po thamë, një llokmë Melonit, një afganëve, një në Sazan Trumpit, cfarë na ngeli ne që e quajmë veten shqiptarë? Kemi një njeri që e quan veten pronar të Shqipërisë dhe ndan llokma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.