E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi: “Rama  gati të taksojë çdo gjë që është më e madhe se një mikron, boll që të lëvizë”
Sot

Bylykbashi: “Rama gati të taksojë çdo gjë që është më e madhe se një mikron, boll që të lëvizë”

  Deputeti i Partisë demokratike, ka ironizuar sot vendimin e Ramës për të taksuar ‘Rrugën e Kombit’. Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashki shkruan se Rama po të kishte mundësi do të taksonte dhe mikrobet.

Ndërsa shton se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon por me taksat më të larta.

Ja postimi i Bylykbashit:

Rama po te mundet, takson edhe mikrobet‎

Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, ‎Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.

Nje koleg i huaj me tha: “Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.‎”

Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.