E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ça kam heq duke iu lut Lulit dy vite më parë”, Rama: S’ka filxhan që ndryshon zgjedhjet që i shkruan populli me dorën e vet
Politikë

“Ça kam heq duke iu lut Lulit dy vite më parë”, Rama: S’ka filxhan që ndryshon zgjedhjet që i shkruan populli me dorën e vet

I pranishëm në Shkodër, në një takim me qytetarët, kryeministri Rama nuk ka lënë pa shigjetuar edhe opozitën.

Duke iu referuar edhe njëherë marrëveshjes mes tij dhe kreut të demokratëve dy vite më parë, Rama tha se i dha se çfarë kërkoi, ndërsa nuk kurseu edhe batuat, duke shtuar: I dhamë ça kërkoi, i thash ça do tjetër, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar.

 

“Dalin thonë pse bën batuta, po ça të bëj. T’i marrësh seriozisht çmendesh se të vij puna të lyesh shtyllat me graso që mos hipi opozita në shtyllë, unë nuk e di se si mund të thuhet seriozisht kjo. Pjesa serioze është ça kërkojnë ça dunë. Ne këtu ishim edhe dy vite më parë dhe dy vite si sot Luli mu fut në çadër poshtë penxheres, e kisha aty te puna. Ma këndonte hymnin që me mëngjes. Mbante fjalimin aty, pastaj ikte ja fuste gjumit, vinte dhe një herë pasdite, mbante fjalim dhe këndonte hyminin dhe ikte. Si përfundim ne mund të futeshim në zgjedhje vetëm se u dorëzuan të gjithë, vetëm unë  nuk u dorzova duke iu lut Lulit. Çkam heq duke ju lut Lulit dy vite më parë nuk i jam lut njeriu në jetën time dhe morri çfarë deshi.

I dham ça kërkoi, i thash ça do tjetër, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar. Pastaj u bënë zgjedhjet, zgjedhje të qeta. Nuk u mor vesh, unë me dy gishta të gjithë me dy gishta, u bëmë të gjithë bashkë, tani faji im është që erdhën demokratët te unë e nuk ikën socialistët te Luli? Tani sa vijnë zgjedhjet prap fillon prap: Nuk futemi në zgjedhje, duam qeveri tranzitore nuk duam Ramën… O Lul po pse nuk kam punë tjetër po sa herë të vijën zgjedhjet të jap ty të gjitha pjeshkët, të gjitha karamelet? Po tani nuk është vetëm ka dhe fallxhore. Kishte thënë sot fallxhorja do bëhen zgjedhjet e parakohshme, ça t’i them unë, e ka parë në filxhan. Demokratëve të mërzitur ju them runi gomat mos t’jua marri Flamuri t’jua djeg, se veç gomave asgjë nuk bëjnë dot, as Luli dhe s’ka filxhan që ndryshon zgjedhjet që i shkruan populli me dorën e vet. Sigurisht që do të donim që ata të ishin ën garë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se zgjedhjet nuk mund të pengohen me shantazhe dhe kërcënime.

“Nuk kanë për të gjetur asnjë budalla që do të bëjë këtë punë dhe askush nuk do t’u shkojë mbrapa për të mos votuar. S’ka shans të marrin peng procesin zgjedhor me shantazhe dhe kërcënime. Ka për të ndodhur që të nesërmen e 30 qershorit të zgjohet dhe demokratët këtu do t’i thonë ku je se na more në qafë. Do kërkojnë Lulim, dhe gomat do t’i blenë të reja se do t’i ketë djegur Flamuri për revolucionin demokratik”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.