E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cakaj takon homolgun hungarez: Këshilli do vendosë pozitivisht në qershor
Politikë

Cakaj takon homolgun hungarez: Këshilli do vendosë pozitivisht në qershor

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar në Budapest me ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri i Jashtëm i Hungarisë tha se “Bashkimi Europain duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në muajin qershor”. Ai  theksoi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE”.

Péter Szijjártó shtoi se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë  edhe në sigurinë e Europës Qendrore”.

Ndërkohë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi se “Shqipëria mbetet shpresëplotë për hapjen e negociatave, kjo bazuar në rezultatet e arritur deri më sot nga zbatimi i Reformës në Drejtësi e deri te Reforma në Administratën Publike”.

“Këshilli do të vendosë pozitivisht për hapjen e negociatave për anëtarësim në muajin qershor”, theksoi ministri në detyrë Cakaj.

Të dy ministrat ndanë vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si në aspektin politik, por edhe ekonomik.

Ministri në detyrë Cakaj dhe ministri hungarez Szijjártó firmosën dy marrëveshje, të cilat do të rrisin më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe për kryesinë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, ku palët u dakordësuan për bashkërendimin e mëtejshëm të aktiviteteve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.