Cakaj tha se Zaev nuk po dorëhiqet prej negociatave, por çfarë deklaroi sot kryeministri maqedonas
Ministri i deleguar i Jashtëm Gent Cakaj në konferencën për media që zhvilloi pak minuta më parë, u pyet për ngjarjen e fundit se Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Cakaj u shpreh se diskutimet për zgjedhje të parakohshme në vendin fqinj janë të hershme dhe nuk lidhen me vendimin e Këshillit Evropian.
“Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”, theksoi Cakaj përpara gazetarëve.
Por Kryeministri Zaev konfirmoi ditën e sotme se do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak të zhvillimeve në vend.
Deklarata e plotë e Zoran Zaev:
Para dy ditësh, Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



