Çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë PD-së
Çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, pavarësisht sa e duan demokratët këtë individ.
Nëse ky individ i rishfaqet demokratëve si alternativë, ai po tenton të përfitojë prej demokratëve, dhe jo demokratët prej tij. Ky është rasti i dy kryetarëve të fundit të Partisë Demokratike.
Pikërisht për të evituar këto raste, partitë politike mbrojnë interesin, konkurrueshmërinë, dhe besueshmërinë e tyre në elektorat, duke kufizuar mandatin e kryetarit.
Tributë, dhe/ose shpk-të politike sillen ndryshe.
Suksese në jetë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



