Celibashi i jap tender vëllait të ministrit, nën akuzë nga SPAK

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Gëzim Hoxha fiton tender në KQZ me ofertën më të lartë

Nën akuzë nga SPAK, Gëzim Hoxha fiton tender në KQZ me ofertën më të lartë

Pronari i kompanisë “FIRST” sh.p.k, Gëzim Hoxha, i përfshirë në hetimet e SPAK për skandalin e AKSHI-t, rezulton fitues i një tenderi publik në KQZ, pavarësisht ofertës më të lartë në garë.

Sipas dokumentacionit të procedurës për “Auditim dhe mirëmbajtje të sistemit ISMS”, kompania “FIRST” ka ofruar 12,280,700 lekë pa TVSH dhe është shpallur fituese, ndërsa operatori tjetër “Idealdevs Corporation” është skualifikuar për mungesë përvoje të ngjashme, pavarësisht ofertës më të ulët. Një tjetër pjesëmarrës, “SINTEZA CO”, nuk paraqiti ofertë ekonomike.

Edi Rama dhe Ferit Hoxha, MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME. Nën hetim vëllai i tij Gëzim Hoxha që ka fituar tenderin

Gëzim Hoxha është  vellai i ministrit të Jashtem Ferit Hoxha  dhe ndoshet nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku sipas prokurorit Bledar Maksuti, dyshohet për përfshirje në një rrjet kompanish të lidhura me Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që orientonin tenderët publikë duke deformuar konkurrencën dhe duke rritur fondet limit.

Gëzim Hoxha, vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, i sapoemëruar në këtë detyrë, rezulton të jetë një nga personat e dyshuar për përfshirje në skandalin e AKSHI-t, ku SPAK zbuloi një grup kriminal që drejtohet nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve duke i detyruar të tërhiqeshin nga tenderat.

Ndaj Hoxhës, i lindur më 6 mars 1978, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për veprat penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hoxha, që rezulton administrator i kompanisë FIRST, ka pranuar faturat fiktive nga kompania “EA Solution” sh.p.k. e Ergys Agasit.

“Rezulton se faturimet e kryera nga ‘EA Solution’ sh.p.k. në drejtim të tre subjekteve të tjera të përshkruara më sipër janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të përcaktuara nga grupi kriminal. Ky fiktivitet konstatohet në faktin që subjekti ‘EA Solution’ sh.p.k. nuk ka ambiente për realizimin e aktivitetit të biznesit, por përdor ambientet e ‘Soft & Solution’ sh.p.k., punonjësit e deklaruar në emër të këtij subjekti janë rekrutuar nga punonjës të burimeve njerëzore të subjektit ‘Soft & Solution’ sh.p.k. dhe nuk kanë patur asnjëherë kontakt me administratorin e subjektit ‘EA Solution’ sh.p.k., shtetasen Ina Ciko. Nga ana tjetër kjo e fundit nuk ka kryer asnjë veprimtari dhe nuk ka asnjë dijeni lidhur me kontraktimin e punëve që merret nga subjektet e tjera. Gjithashtu, në deklarimet e shtetasit Andis Papa dhe Gëzim Hoxha thuhet se ata kanë kontraktuar shërbimet në ‘EA Solution’ nëpërmjet shtetasit Ermal Beqiri, i cili i ka drejtuar te ky subjekt. Pra të gjitha aktivitetet drejtohen nga shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi me qëllimin përfundimtar përfitimin e paligjshëm të fondeve të marra nga kontratat publike me institucionin e AKSHI-t”, thuhet në dosjen e SPAK.

Në deklarimet e tij para SPAK, Gëzim Hoxha shprehet se:
“AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ne kemi pasur si nënkontraktorë ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër”.

Më tej në dëshmi, ai shprehet se ka pasur bashkëpunim tjetër me shoqërinë “EA Solution” të Ergys Agasit.

“… kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja”, thekson ai.

Ndërkohë, vëllai i tij, Ferit Hoxha, i sapoemëruar ministër i Jashtëm, ka një karrierë të gjatë diplomatike dhe si ambasador ka gati 20 vjet që jeton jashtë Shqipërisë.

Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në

Për këtë çështje, ndaj tij është kërkuar nga GJKKO masa “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndërsa hetimet vijojnë.

Në një tjetër procedurë të mëparshme në KQZ, Sekretarja e Përgjithshme Jona Josifi është përfshirë në polemika, pasi dyshohet se ka vlerësuar me pikë maksimale një ofertë të lidhur me të njëjtin subjekt, pa qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit.

Çështja ndodhet aktualisht në shqyrtim në KPP.

Në dosjen hetimore të AKSHI-t përmendet se Gëzim Hoxha ka përfituar kontrata publike me vlera të larta, përfshirë procedura që arrijnë deri në dhjetëra milionë euro, në kuadër të një mekanizmi të dyshuar për kanalizimin e fondeve publike përmes procedurave të paracaktuara.

Të dhënat hetimore sugjerojnë gjithashtu përdorimin e strukturave offshore dhe kompanive të regjistruara në zona si Durana Tech Park për transferimin e fondeve dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

 

Publikuar nga Publik Media