E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi i KQZ shpall fituese firmën që ofroi 220 milionë më shumë  
Sot

Celibashi i KQZ shpall fituese firmën që ofroi 220 milionë më shumë  

Ilirjan Celibashi po vazhdon të përjetojë ditët e tij të arta. Tenderat e fuqishëm në vlerë prej disa qindra milionë lekësh kanë filluar të qarkullojnë prej kohësh nëpërmjet duarve të tij. Shpesh kemi denoncuar raste të tenderave të dhëna nga KQZ të cilat në rastin më të mirë janë të dyshimta dhe në rastin më të keq, abuzim dhe vjedhje e pastër me paratë e shqiptarëve.

Megjithatë duket se asgjë nuk e ka ndaluar Celibashin të vazhdojë serinë e tij të tenderave të dyshimtë. Rasti më i freskët është ai që ka të bëjë me një tender me numër reference REF-64552-04-01-2023.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Modulet për modernizimin e shërbimeve të KQZ”, me fond limit 75,050,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë “letrat” e këtij tenderi, vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy garues.

E gjeni dot se cilin ka shpallur fitues Celibashi? Atë që ka ofruar vlerën më të ulët? Natyrisht që jo. Jo vetëm që ka fituar kompania me vlerën më të lartë, por oferta e fituesit është rreth 220 milionë lekë të vjetra me TVSH më tepër sesa oferta e garuesit tjetër.

E përsëri kjo nuk është marrë aspak në konsideratë nga KQZ. Por cili ka fituar? Bëhet fjalë për kompaninë INTELISOFT në pronësi të Gëzim Hoxha. Oferta e saj është në vlerën 72,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë shihet qartë se është pothuajse e njëjtë me atë të fondit limit, përkatësisht sa 96% e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.