Celibashi jep 300 MLN për kuti e dhoma të fshehta pas zgjedhjeve
Ilirjan Celibashi duket se ka vjedhur aq shumë nëpërmjet tenderave të organizuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve saqë tashmë nuk i bën më përshtypje asgjë. Madje shkon deri aty sa të bëjë edhe çmendurinë e rradhës.
Zotëria në fjalë ka organizuar një tender për blerje kuti kartoni e dhoma të fshehta për zgjedhjet. Por siç mund ta kuptoni, ka vetëm një problem… Zgjedhjet tashmë kanë mbaruar. Si është e mundur që KQZ bën një tender të ri në korrik për zgjedhjet që tashmë kanë përfunduar në maj?

Opsionet janë vetëm dy. Ose kutitë dhe kartonat janë bërë pa tender në maj duke shkelur në këtë mënyrë ligjin, ose ky tender po bëhet vetëm për të vjedhur përsëri paratë e popullit të vuajtur shqiptar. Bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-56816-01-24-2023 me objekt “Prodhim dhoma të fshehtësisë dhe kuti kartoni”.
Fondi limit i tij është caktuar 32,353,935 lekë të reja pa TVSH ose rreth 380 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fituese është shpallur firma “Adel Co” në pronësi të Kliti Avdullari për vlerën 24,270,956 lekë të vjetra pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Le të shohim specifikimet e tenderit. Ka dy aspekte mjaft interesante. Së pari në sasitë e kërkuara për dhoma të fshehta e kuti kartoni, janë të përfshira edhe zgjedhjet e vitit 2023 që siç përmendëm dhe më lart, tashmë kanë përfunduar. Përse duhen paguar taksat e shqiptarëve për diçka që tashmë ka përfunduar?
Së dyti, në sasitë e kërkuara janë përfshirë edhe dhoma të fshehta e kuti kartoni për zgjedhjet e vitit 2025. Këtu gjithashtu ngrihet një pyetje mjaft interesante. Përse duhet bërë dy vjet përpara tenderi për kutitë dhe dhomat e votimit? Për të marrë paratë tani dhe më pas kur të vijë viti 2025 të bëhet një tender i dytë po për të njëjtën gjë?

Përgjigjia duket se është mjaft e thjeshtë. Ilirjan Celibashi jo vetëm që ka vjedhur me thasë por vazhdon të vjedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Madje në vend që t’i hidhen prangat turinjve nga SPAK për këto afera monstruoze, Celibashi vazhdon i qetë të vjedhë përsëri për kuti e dhoma kartoni për zgjedhjet që tashmë kanë përfunduar.p

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


