E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi  jep rezultatet paraprake: Pjesëmarrja në zgjedhje 45.72%!
Politikë

Celibashi jep rezultatet paraprake: Pjesëmarrja në zgjedhje 45.72%!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi dha detaje lidhur me procesin e numërimit të votave, nga i cili tha se ka rezultuar që pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit për 4942 Qendra Votimi të numëruara deri tani nga 5199 që janë gjithsej, është 45.72%, nga 1 millionë e 551 mijë e 921 zgjedhës.

Lidhur me vijueshmërinë e procesit të numërimit, Celibashi tha se “ata pak numërues që janë duke numëruar kanë mirëkuptimin për lodhjen por s’do lejojmë asnjë vonesë gjeneruar për arsye subjektive”.

Ndërsa lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputet, KQZ tha se numëruesit, “rast pas rasti janë të autorizuar të bëjnë një ndërprerje të numërimit jo më shumë se 8 orë për të nisur me numërimin e fletës së votimit për kandidatët”.

“Për kandidatët fitues KQZ ka marrë masat që ky proces mos shndërrohet në pazar elektoral. Kushdo numërues që do bëjë vlerësim të fletës së votimit të ndryshëm nga sa është përmbajtja e saj do ketë përgjegjësi të rëndë penale.

Celibashi bëri dhe një renditje të mandateve të shpërndara sipas qarqeve: 

BERAT

PD-AN 2 mandate

PS 5 mandate

DIBER

PD-AN 3

PS 2

DURRES

PD-AN 6

PS 8

ELBASAN

PD-AN 6

PS 8

FIER 

LSI 1

PD-AN 6

PS 9

GJIROKASTER

PD-AN 1

PS 3

KUKES

PD-AN 2

PS 1

LEZHE 

PD-AN 4

PS 3

SHKODER 

PSD 2

LSI 1

PD-AN 5

PS 3

TIRANE 

PSD 1

LSI 2

PD-AN 15

PS 18

VLORE 

PD-AN 4

PS 8

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.